E hëna ‘kriminale’ në Emergjencë

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 22:16
E hëna ‘kriminale’ në Emergjencë

Një person pasi që kishte bërë aksident me motor ishte pranuar për tretman në Emergjencë, por kur aty u shfaqën Policia e Kosovës, ai u largua nga aty përmes dritares së dhomës ku po trajtohej, ndërkohë një zyrtar i SHKK-së u sulmua nga një pacient deri sa po i ofronte ndihmë.

Zyrtarë policorë ka pothuajse gjatë tërë kohës tek Emergjenca në QKUK. Por, prania e tyre e shqetësoi fort një ditë më herët një person i cili zgjodhi një formë goxha interesante për t’u larguar nga aty.

Rastin e konfirmoj edhe drejtori i këtij reparti, por nuk dha detaje shtesë pasi që tani me të janë duke e marrë organet kompetente.

Ky nuk ishte rasti i vetëm që ndodhi aty të hënën.

Një pacient sulmoi një zyrtar të Shërbimit Korrektues deri sa ky i fundit po i ofronte ndihmë. E këto raste njohësit e sigurisë në vend po thonë që janë të rralla.

Madje, ata kanë një protokoll që duhet ndjekur, por si mjet mbrojtës kanë edhe armët e zjarrit.

Policia e Kosovës nuk dha detaje nëse kanë marrë ndonjë veprim shtesë për këto raste.


(Kosova Sot Online)