Përparim Rama realizon një takim të rëndësishem në Londër – takohet me Ambasadorin e Kosovës

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 10:23
Përparim Rama realizon një takim të rëndësishem në Londër – takohet me Ambasadorin e Kosovës

Përparim Rama ka mijëra telashe me menaxhim të Prishtinës, por gjen kohë të mos shkëputet nga Londra; atje ku ka jetuar pjesën më të madhe të kohës. Por, në vend që në kryeqytetin anglez të takojë ndonjë figurë të rëndësishme, i pari i Prishtinës pardje ka takuar Ambasdorin tonë në Londër, Ilir Kapitin.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti, njoftimin e ka bërë ky i fundit në profilin e tij në Twitter me datë 16 maj.

Sipas Kapitit në takim kanë diskutuar shumë çështje interesante dhe aktuale, “por më e rëndësishmja se si ta afrojmë Londrën dhe Prishtinën, kulturalisht dhe ekonomikisht”, është shprehur Kapiti.

(Kosova Sot Online)