Gruaja e Nasim Haradinajt zbulon se çka i tha ai para se të shpallej fajtor

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 11:59
Gruaja e Nasim Haradinajt zbulon se çka i tha ai para se të shpallej fajtor

Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinajt, është deklaruar pas shpalljes së aktgjykimit dënues me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë ndaj tij dhe Hysni Gucatit. Në një lidhje direkte, Gjejlone Haradinaj zbuloi bisedën që ka bërë mëngjesin e sotëm me Nasimin.

Gjatë bisedës ajo tha se nuk e ka pritë lirimin e bashkëshortit të saj.

“Unë nuk e kam pritë lirimin, këtë e kam pritë. Edhe Nasimi në mëngjes ka thirrë ka thënë unë jam këtu në mënyrë të padrejtë nga dita e parë…Hape derën dhe mos prit që lirohem”, zbuloi pjesë nga biseda me Nasimin sot Gjejlone Haradinaj.

Sa për pjesën që Nasim Haradinaj u shfaq i buzëqeshur kur iu shqiptua dënimi, ajo u shpreh: “Nasimi është i mësuar me u ballafaqu me padrejtësi dhe është krenar se e din që kurrë s’ka bë asgjë”.

Tutje ajo tha se Nasim Haradinajn do ta vizitojnë për ditëlindje në Hagë.

“Familja e Haradinajt është e mësuar me këto gjëra, familjarët janë shokuar…Është shumë shokuese për fëmijët që jetojnë jashtë”, u shpreh ajo tutje.

(Kosova Sot Online)