Bashkëshortja e Rexhep Selimit reagon pas dënimit të Gucatit e Haradinajt nga Specialja

  • G.G /
  • 18 May 2022 - 14:02
Bashkëshortja e Rexhep Selimit reagon pas dënimit të Gucatit e Haradinajt nga Specialja

Bashkëshortja e ish-eprorit të UÇK-së, Rexhep Selimi, Shqipe Selimi ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn s’ka të bëjë me drejtësi.

Deputetja e VV-së ka shkruar në Facebook duke thëën se Aktgjykimi vërteton padrejtësinë për ish-udhëheqësit e OVL-UÇK-së .

“Ky vendim i Gjykatës Speciale vërteton se nuk bëhet fjalë për drejtësi”, ka shkruar ajo.

Ish-udhëheqësit e OVL-UÇK-së janë dënuar sot me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.

Koha e paraburgimit të tyre do të llogaritet në dënimin e shqiptuar.

https://www.facebook.com/shqipe.mehmetiselimi/posts/387689599959679

(Kosova Sot Online)