Sveçla: Serbia përbën kërcënim

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 15:46
Sveçla: Serbia përbën kërcënim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha në Kuvendin e Kosovës se Serbia ka konfirmuar se është “satelit i Rusisë”.

Ndonëse tha se gjendja e sigurisë është stabile, Sveçla tha se ky fakt “përbën kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë”

“Ne me vëmendje po e përcjellim çdo zhvillim”, tha ai.

Sveçla tha se beson se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri ishin të orkestrua nga Beogradi dhe se ato “nuk reflektojnë sjelljet e serbëve këtu”.

Këto sulme, Sveçla tha se “kanë pasur qëllim ta rrezikojnë jeten e policeve dhe t’i frikesojne qytetarët”.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është më shumë sesa një sulm ndaj Ukrainës. Është sulm që e vë në rrezik një pjesë të madhe të shteteve, përfshirë edhe ndikimin e këtij sulmi në shumë dimensione në vendin tonë”, tha ndër tjerash ministri i Brendshëm.

(Kosova Sot Online)