Anëtarësimi në NATO, udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë priten nga Biden

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 16:21
Anëtarësimi në NATO, udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë priten nga Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka mirëpritur presidentin e Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson në Shtëpinë e Bardhë, pasi udhëheqësit e dy vendeve nordike kanë dorëzuar aplikimet në NATO.

Përpjekja e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar në NATO vjen si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrqainë, e cila përhapi shqetësime për siguri në rajon. lëvizja e tyre drejt bashkimit me Aleancën shënon një evolucion dramatik në sigurinë europiane dhe gjeopolitike.

Udhëheqësit janë duke planifikuar të mbajnë një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe më vonë do të adresohen nga Kopshti i Trëndafilave.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve të mërkurën se takimi me liderët në Washington është për koordinim drejt rrugës që kanë përpara.

Sullivan i quajti aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën “një moment vendimtar në sigurinë europiane”.

(Kosova Sot Online)