Konjfuca takon shefen e re të zyrës greke në Prishtinë, ia rikujton rëndësinë e njohjes së pavarësisë

  • G.G /
  • 20 May 2022 - 13:28
Konjfuca takon shefen e re të zyrës greke në Prishtinë, ia rikujton rëndësinë e njohjes së pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim njoftues Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Ambasadoren Heleni Vakali, njofton zyra për media e Kuvendit. Konjufa në takim ka ritheksuar rëndësinë që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit ritheksoi rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe kërkoi përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare. Në takim u shpreh gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë”, thuhet në komunikatë.

Ai po ashtu i vlerësoi marrëdhëniet e mira  mes shteteve tona dhe çmoi përkrahjen e Greqisë, duke shprehur njëherësh gatishmërinë e avancimit të raporteve ndërshtetërore dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes të përbashkët. 

(Kosova Sot Online)