Komuna e Prishtinës: Nesër dhe pasnesër transporti urban do të jetë pa pagesë

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 19:22
Komuna e Prishtinës: Nesër dhe pasnesër transporti urban do të jetë pa pagesë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj transporti urban do të jetë pa pagesë.

Përmes një shkrimi në facebook, Komuna e Prishtinës tha se përdorimi i transportit urban është për të mirën e kryeqytetet.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe  alternativ ”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)