LDK: 45 mjekë ikën nga Kosova për një muaj, 200 qytetarë kërkuan shërim jashtë vendit, ministri Latifi jashtë

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 12:29
LDK: 45 mjekë ikën nga Kosova për një muaj, 200 qytetarë kërkuan shërim jashtë vendit, ministri Latifi jashtë

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se rezultatet e vetme konkrete të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi janë “vetëm ardhje – vajtjet jashtë vendit”.

“Janë bërë gjashtë muaj prej se kur Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje – vajtjet e ministrit jashtë vendit”, thuhet në një postim në faqen e LDK-së në Facebook.

Partia opozitare ka përmendur problemet e mëdha në sistemin shëndetësor, duke e kritikuar ministrin se po e kalon shumicën e kohës jashtë vendit.

“Ministri i Shëndetësisë, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtor shëndetësorë kanë mbetur tash e tre muaj pa paga; 45 mjek kanë ikur nga Kosova vetëm për një muaj; tash e një vit Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, ndërsa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë, kanë kërkuar shërim jashtë vendit”, thuhet në postimin e LDK-së.


(Kosova Sot Online)