Kuvendi mban seancë plenare

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 09:13
Kuvendi mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës, të enjten e 26 majit do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës.

Po ashtu, në rend dite do të jenë, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike, i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Kosovë.

Pos tyre, në rend ditë jane dhe shqyrtimi i Projektligjit për Mbeturinat nga Industritë Nxjerrëse të Mineraleve, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

(Kosova Sot Online)