Meta fton shqiptarët e Luginës së Preshevës: Votoni masivisht Shaip Kamberin

  • A.P /
  • 26 May 2022 - 20:34
Meta fton shqiptarët e Luginës së Preshevës: Votoni masivisht Shaip Kamberin

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës”.

Meta shkruan se ditën e nesërme ai do të kërkojë sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.

“Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit”, shkruan Meta.

Postimi i Ilir Metës
Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.

Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit.

Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë.


(Kosova Sot Online)