Fotografi e rrallë e vitit 1996, Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra e Sami Lushtaku në grevë në Bonn të Gjermanisë

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 17:55
Fotografi e rrallë e vitit 1996, Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra e Sami Lushtaku në grevë në Bonn të Gjermanisë

Ish-themeluesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, ka publikuar një fotografi të rrallë të vitit 1996 ku shihen dëshmorët Fehmi Lladrovci e Ilaz Kodra si dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një grevë urie të mbajtur në qytetin Bonn në Gjermani.

Kelmendi ka shkruar se greva e urisë kundër pushtimit serb në Kosovë kishte zgjatur 18 ditë.

“Greva jonë 18-ditore e urisë, e mbajtur në Bonn në maj 1996, pat “turbulluar” edhe knetën rugoviste në Kosovë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/ibrahim.kelmendi.35/posts/1739407993077379

(Kosova Sot Online)