Shefi i kabintetit të Presidencës i reagon Petkoviqit i cili tentoi ta paraqes Vuçiqin si “ruajtës të paqes”

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 22:08
Shefi i kabintetit të Presidencës i reagon Petkoviqit i cili tentoi ta paraqes Vuçiqin si “ruajtës të paqes”

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i ka reaguar ashpër drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili tentoi ta paraqiste Vuçiqin si ruajtës të paqes.

Vela i ka replikuar Petkoviqit përmes një cicërime në Twitter, duke i përmendur të kaluarën e Vuçiqit, kur ai aspak nuk i shërbente paqes në rajon.

”Pjesa tjetër e rajonit nuk ka një kujtesë kaq të shkurtër si ju. Pra, na kurseni leksionet tuaja.

Ne i kujtojmë shumë mirë ditët “radikale” të Vuçiqit kur ai i shërbeu “paqes” në rajon, gjë që i dha atij një vend në listën e zezë të BE-së në vitin 1999!

Ju nuk mund ta zbardhni të kaluarën e tij, edhe nëse jeni përpjekur”.

(Kosova Sot Online)