Me urdhër të Prokurorisë, Ish-drejtori i Urbanizmit në Gjilan ndalohet për 48 orë

  • A.P /
  • 01 June 2022 - 16:06
Me urdhër të Prokurorisë, Ish-drejtori i Urbanizmit në Gjilan ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë ish-drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Bekim Bajrami

Prokuroria përmes një komunikate për media ka njoftuar se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda,  ju njoftom se pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim Policinë  e Kosovës- NJHRKEK ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë, ish drejtorin i Urbanizmit ne Komunën e Gjilanit, tani të dyshuar B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së. I njëjti, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore:m thuhet në komunikatë.

Më 18 shkurt të vitit të kaluar, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj Bekim Bajramit, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Bekim Bajrami gjatë vitit 2019, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, specifikisht, Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në Komunën e Gjilanit, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke anashkaluar interesin e institucionit,

Në tej në aktakuzë thuhet se Bajrami në kundërshtim me destinimin e planifikuar sipas planit rregullues ‘’Livadhet e Arapit’’, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar dy leje ndërtimore për dy kompani ndërtimi.


(Kosova Sot Online)