Intervenon shteti, bie çmimi i naftës dhe benzinës në Gjermani

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 11:53
Intervenon shteti, bie çmimi i naftës dhe benzinës në Gjermani

Shteti gjerman ka marrë masa që të hiqet akciza për karburante, gjë që ka ndikuar që autoritetet gjermane për derivate të ulin çmimet e tyre.

Sipas mediave atje, çmimi i naftës ka rënë për 17 cent, ndërsa i benzinës për 35 cent.

Aktualisht çmimi i naftës në Gjermani po sillet nga 1.97 deri në 2.01 për litër, ndërsa i benzinës nga 1.99 deri në 2.03.

Masat e marra nga shteti gjerman do të zgjasin deri me 1 shtator, koha kur shumica e qytetarëve pritet t’i kryejnë pushimet.

(Kosova Sot Online)