Ky është Nazmi Grabovci që u gjet i vdekur në Prishtinë

  • A.P /
  • 02 June 2022 - 15:59
Ky është Nazmi Grabovci që u gjet i vdekur në Prishtinë

Personi që u gjet i vdekur sot në një parking nëntokësor në lagjen “Emshir” të Prishtinës është 50-vjeçari Nazmi Grabovci, djali i vëllait të politikanit Adem Grabovci.

50-vjeçari është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Ekipi  po qëndron në vendin e ngjarjes dhe raporton se viktima është gjetur pa shenja jete në një parking nëntokësorë. Vendin ku dyshohet se u gjet viktima policia e ka rrethuar me shirita.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit”, ka konfirmuar policia.

(Kosova Sot Online)