Zhavorri mbyt 27-vjeçarin në fshatin Kramovik të Rahovecit

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 22:42
Zhavorri mbyt 27-vjeçarin në fshatin Kramovik të Rahovecit

Një punëtor 27-vjeçar humbi jetën sot pasi e kishte zënë zhavorri në një seperacion në fshatin Kramovik të Rahovecit.

Policia njofton se sipas personelit mjekësor në vendngjarje, viktima ka qenë me shenja jete dhe i njëjti me autoambulancë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më vonë nga aty është konfirmuar se ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit, dhe se lidhur me rastin është duke u vazhduar me hetime.

(Kosova Sot Online)