Nga jeta luksoze në llogoret e luftës, sipërmarrësi në krye të “batalionit të miliarderit”

  • S.A /
  • 04 June 2022 - 09:03
Nga jeta luksoze në llogoret e luftës, sipërmarrësi në krye të “batalionit të miliarderit”

Shpesh miliarderët shihen si njerëz qe mbrojnë vetëm interesat e tyre, por ne rastin e Vsevolod Kozhemyako, ai po mbron në terren vendin e tij, Ukrainën. Para agresionit rus, në fund të shkurtit, Kozhemyako ishte i njohur veçanërisht për jetën e tij luksoze, festat e organizuara dhe vendet e ndryshme të vizituara. Diçka e natyrshme, për kreun e Agrotrade Group, një nga sipërmarrjet më të suksesshme bujqësore në Ukrainë, vlera e së cilës kalonte 100 milionë dollarët. Por fati i 52-vjeçarit nga Kharkiv dhe të popullit të tij ndryshoi menjëherë, dhe sipërmarrësi që sheh sot grurin e tij në duart e rusëve, tashmë është komandanti i një batalioni special të ushtrisë ukrainase, qe ai vetë financon në çdo detaj.

Çdo personi vullnetar i jepet një automatik AK-47, një helmet dhe një xhaketë antiplumb, dhe jepen leksione bazike mbi armatimin dhe mbrojtjen.

“Batalioni i miliarderit”, siç njihet tani gjerësisht, operon me autorizim të ministrisë së Mbrojtjes ukrainase, por në mënyrë praktikisht të pavarur dhe të drejtuar nga vete sipërmarrësi.

“Me mbarimin e luftës, do të rikthehemi të gjithë civilë, bataljoni do të shpërbëhet”, siguron Kozhemyako, edhe pse dinamikat e luftës bëjnë të mendosh se ajo ditë është ende e largët.

Në një moment kur shumë të pasur si ai kanë vendosur të braktisin vendin duke ikur në Perëndim, gjesti i tij ka kapur simpatinë e shumë ukrainasve, që po i bashkohen në mbrojtje të vendit të tyre./A2CNN

(Kosova Sot Online )