Mbi 6.3 milionë viktima nga Covid në gjithë botën

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 10:46
Mbi 6.3 milionë viktima nga Covid në gjithë botën

Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën e 6.3 milionëve në mbarë botën. Kjo është ajo që del nga numërimet e Universitetit Johns Hopkins.

Që nga fillimi i pandemisë, Covid-19 ka shkaktuar 6,300,060 vdekje, raporton universiteti amerikan, përkundër gjithsej 532,355,835 rasteve.

Deri më tani janë administruar mbi 11 miliardë e 600 milionë doza vaksinash.

Ndërkohë në vendin tonë në që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 3497 humbje jete, përkundër 276,415 rasteve./A2CNN

(Kosova Sot Online)