Presidentja Osmani dhe ndërkombëtarët mbështesin Vetting-un në drejtësinë e Kosovare!

Presidentja Osmani dhe ndërkombëtarët mbështesin Vetting-un në drejtësinë e Kosovare!

Gani Qarri

  • 07 June 2022 - 07:43

Shkruan:ANALISTI – Gani Qarri

Angazhimi i vazhdueshëm i Presidentes Vjosa Osmani në kërkim të mbështetjes së faktorit ndërkombëtar për ligjin Vetting, do të jetë faza e fundit përgatitore, para dërgimit të pakos ligjorë për votim në Kuvendin e Kosovës, për të cilën nevojitet edhe mbështetja dhe rekomandimi pozitiv i zyrave të huaja diplomatike, sidomos i ambasadorëve të vendeve të QUINT-it dhe BE-së!

Pas punë së madhe që është bërë në Ministrinë e Drejtësisë me ekspertët e Komisionit të Venecias tashmë është aktivizuar edhe Presidentja e vendit Dr. Vjosa Osmani, e cila për mbarëvajtjen e reformave ligjore dhe koordinimin sa më të mirë me faktorin ndërkombëtar në këtë drejtim, ka pritur në takime të ndara në Presidencë, shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, si dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Madje me njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës, u tha se në takimin e Presidentes me shefin e EULEX-it, është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me ato ndërkombëtare në fusha të ndryshme të rendit e të ligjit,kurse temat e trajtuara në takimin Osmani-Wigermark, përveç implementimit të Konventës së Stambollit, u diskutua edhe dhe mbi procesin e Vettingut në Kosovë. Kështu që Presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart mbështetjen e misionit të EULEX-it, që ofron në luftimin e dhunës në baza gjinore, si dhe ofrimin e asistencës për institucionet vendore në implementimin e Konventës së Stambollit.

Përderisa me z. Wigemark, Presidentja Osmani ka diskutuar për sundimin e shtetit të së drejtës, duke vlerësuar rëndësinë e Vettingut dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese në sistemin e drejtësisë si akt i domosdoshëm për ta forcuar sundimin e ligjit, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare të këtij procesi madhor, në takimin me ambasadorin amerikan Hovenier presidentja Osmani ka ngritur temën e bashkëpunimit strategjik në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, si çështje jetike, për ecjen përpara të vendit, qëndrueshmërinë politike, të ardhmen më të sigurt dhe integrimet euro-atlantike të shtetit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".