AAK-ja sot mban konferencë për media

  • E. /
  • 08 June 2022 - 08:31
AAK-ja sot mban konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të mërkurën do të mbajë një konferencë për media.

Adresimi para gazetarëve do të zhvillohet në hyrje të sheshit “Ibrahim Rugova”, duke filluar në ora 12:00.

Nuk është treguar se për çfarë teme është ftuar konferenca.

Të dielën, AAK-ja e ka rikonfirmuar Ramush Haradinajn si kryetar të partisë. 

(Kosova Sot Online)