Manipulimi me protestat e veteranëve është vazhdim i teatrit politik të opozitës me njerëz të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt

Naim Miftari

  • 08 June 2022 - 07:55

Shkruan:ANALISTI –Naim Miftari

Ne në UÇK, që ishim ushtar me vullnet dhe me dinjitet , pa asnjë hile por për liri dhe për shtet, nuk kemi luftuar asnjëherë për para. Luftën për lirin ton e kemi konsideruar detyrë, e detyra nuk paguhet me asgjë. Unë do të ju kërkoja si ish ushtar dhe epror i UÇK-së që ato para të cilat tani shkojnë për “veteranët”, e ku shumica e përfituesve prej mbi 70% janë veteran të rrejshëm, veteran personal të Hashimit, Ramushit e të Ises, le të destinohen për armatimit të ushtrisë tonë!

-Demonstrata para Kuvendit të Kosovës, që u cilësuar si demonstratë dhe protestë e veteranëve të luftës, ishte e orkestruar kryesisht nga shumica njerëz të politikës prej radhëve të opozitës dhe me veteran të rrejshëm, vetëm argat që po e implementojn skenarin ,Paqen ' e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, kurse anash në dy gjunjët duke e lutur e duke e pritur LDK-në se mos po ju bije ndonjë asht a ndonjë kaçik i tenderëve rastësisht në qeveritë e më vonshme të mundshme në mes PDK- LADK-AAK! Është e pritshme që ditët në vijim do të ketë edhe pjesë të tjera “teatrale” dhe koncerte politike.!Veteranët e luftës u bënë top lajm në televizor dhe koka kryesore e lajmeve në radio. Unë do të kishte një kërkesë shumë konkrete për kryeministrit, si kundërpërgjigje ndaj këtyre veprimeve: Ju lutem kryeministër ndaloni krejt pensionet tona prej 170 euro pasi edhe ashtu për përfitime të votuesve politik e kanë trefishuar numrin e veteranëve matrapazët, mafia e komandantëve dhe profiterëve të pas luftës.

Ne në UÇK, që ishim ushtar me vullnet dhe me dinjitet , pa asnjë hile por për liri dhe për shtet, nuk kemi luftuar asnjëherë për para. Luftën për lirin ton e kemi konsideruar detyrë, e detyra nuk paguhet me asgjë. Unë do të ju kërkoja si ish ushtar dhe epror i UÇK-së që ato para të cilat tani shkojnë për “veteranët”, e ku shumica e përfituesve prej mbi 70% janë veteran të rrejshëm, veteran personal të Hashimit, Ramushit e të Ises, le të destinohen për armatimit të ushtrisë tonë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".