Konfiskohen 336 dele në Kaçanik

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 10:30
Konfiskohen 336 dele në Kaçanik

336 dele janë konfiskuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut, të njëjtat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Fsh. Doganaj, Kaçanik10.06.2022-13:40. Janë gjetur një tufë delesh ( 336 copë), disa prej tyre pa matrikula, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të njëjtat janë konfiskuar nga inspektorët e AUV-it dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)