Është momenti historik që Kosova ta zë hapin për lobim dhe anëtarësim të shpejtë në BE dhe NATO

Është momenti historik që Kosova ta zë hapin për lobim dhe anëtarësim të shpejtë në BE dhe NATO
Është momenti historik që Kosova ta zë hapin për lobim dhe anëtarësim të shpejtë në BE dhe NATO

Arsim Aziri

  • 11 June 2022 - 09:03

Shkruan:ANALISTI - Arsim Aziri

Ky lobim do të duhet përqendruar në rrafshin institucional të bashkëpunimit ndërshtetëror, por edhe në rrafshin politik mes partive të profilit të njëjtë, partive simotra me të cilat bashkëpunojnë pozita dhe opozita. Pothuajse të përfaqësuesit e shteteve perëndimore më me ndikimin në BE, të akredituar në Kosovë, janë shprehur pozitivisht për nevojën e anëtarësimit më të shpejtë të Kosovës edhe në KE por edhe në NATO. Kjo situatë duhet të vlerësohet dhe të shfrytëzohet maksimalisht, edhe politikisht nga të gjitha segmentet politike, edhe institucionalisht nga ata që kanë marr mandat për qeverisjen e vendit.

-Klasa politike e Kosovës, pozita dhe opozita, gjenden përpara një momenti të pa përsëritshëm historik, në të cilin duhet të sillen me maturi, mençuri dhe me shumë unitet politik, për ti përballuar sfidat e rirreshtimeve të reja të mëdha të interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike në botën demokratike. Është një moment që nuk përsëritet ndër shekuj, kur duhet menduar, për kombin dhe shtetin, duke lënë anash për një kohë më të mirë interesin politik që ka të bëjë vetëm me pushtetin.

Diplomacia Kosovare ka humbur shumë gjatë këtyre viteve të kaluara, nga jostabiliteti politik dhe ndërrimi i shpeshtë i pushtetit, duke ngecur shumë në rrafshin e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit me anëtarësim në organizatat ndërkombëtar që kanë peshë dhe ndikim për avancim të shtetit, zhvillim dhe fuqizim të subjektivitetit. Me rrethanat e reja në rajon, Evropë dhe më gjerë në rrafshin global internacional, tash është tash momenti më i përshtatshëm për mobilizim të shtuar të diplomacisë kosovare, madje edhe të spektrit politik pozitë dhe opozitë, që ta shfrytëzojnë disponimin pozitiv në rritje karshi Kosovës, nëse e kanë seriozisht interesin për shtetit, dhe të punohet me plotë kapacitetet për një ofensivë gjithëpërfshirëse të lobimit për anëtarësim më të shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës vitin që vjen dhe për një sa më të shpejtë në NATO.

Duhet të kalohet nga loja me deklarime në agjendën konkrete me angazhim në veprime. Ky lobim do të duhet përqendruar në rrafshin institucional të bashkëpunimit ndërshtetëror, por edhe në rrafshin politik mes partive të profilit të njëjtë, partive simotra me të cilat bashkëpunojnë pozita dhe opozita. Pothuajse të përfaqësuesit e shteteve perëndimore më me ndikimin në BE, të akredituar në Kosovë, janë shprehur pozitivisht për nevojën e anëtarësimit më të shpejtë të Kosovës edhe në KE por edhe në NATO. Kjo situatë duhet të vlerësohet dhe të shfrytëzohet maksimalisht, edhe politikisht nga të gjitha segmentet politike, edhe institucionalisht nga ata që kanë marr mandat për qeverisjen e vendit. Së fundi këtë mbështetje e deklaroi edhe ambasadorja kroate Daniela Barishiq.

Ajo ka thënë se Kroacia do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Evropian dhe NATO, sepse Kosova është e rrethuar nga anëtarë të BE-së dhe NATO-s, është vend evropian që ndanë vlerat e BE-së, dhe këtë e ka treguar edhe me sanksionet ndaj Rusisë. Përballë deklarimeve të tilla të shpeshta, politik bërësit e Kosovës nuk do të duhej të silleshin sikur gjërat do të vijnë të gatshme, të gatuara vetëm për ti konsumuar, por duhet ti kuptojnë këto mesazhe si porosi serioze dhe kërkesa ndaj tyre se duhet përvjel mëngët të gjithë së bashku dhe duhet punuar. Pra, tash ose kurrë është tash momenti që të vetëdijesohet edhe kasta politike e shumicës shqiptare, për bashkëpunim dhe bashkëveprim në lobim, sepse mbi të gjitha është stabiliteti i brendshëm i shtetit që do të jetë vendimtar edhe në mbështetjen që duhet ta ketë Kosovë qoftë nga vendet në fqinjësi, qoftë edhe nga vendet më të fuqishme me ndikim, miq të Kosovës, në rrafshin ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".