Publikohet raporti i MSH-së: 8 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 15:22
Publikohet raporti i MSH-së: 8 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 8 persona janë infektuar me Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 87 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

14 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 87 doza të vaksinës kundër COVID-19

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.937 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 823.460 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 102.992 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Nga 137 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 52

(Kosova Sot Online)