Sveçla: Ja pse duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë
Shefi i asamblistëve të LVV në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka komentuar vendimin e organizatorëve të Sunny Hill Festival, për mosmbajtjen e festivalit në kryeqytet.
Përmes një statusi në Facebook, Sveçla tha se duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë
Ai po ashtu tha se nuk arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.
Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm.
(Kosova Sot Online)
