E rëndë/ Zhduken dy vëllezër

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 15:20
E rëndë/ Zhduken dy vëllezër

Dy fëmijë janë zhdukur në Shkodër, që nga 1 qershori. Ka qenë nëna e tyre Donika Kola, e cila ka denoncuar në policinë e Shkodrës zhdukjen e dy djemve të saj të mitur.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, gruaja thotë se dy djemtë të moshës 15 dhe 17 vjeç, janë larguar nga shtëpia që prej datës 1 të këtij muaji dhe nuk janë kthyer më.

“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit  K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre”, thotë Policia e Shkodrës në njoftimin e saj për mediat.

(Kosova Sot Online)