Shtetet e BE-së dhe NATO duhet të kryqëzojnë politikën agresive serbe

Shtetet e BE-së dhe NATO duhet të kryqëzojnë politikën agresive serbe

Hajrullah Tërnava

  • 15 June 2022 - 07:43

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Serbia me politikat e saja që është duke i zhvilluar tani, është në situatë të vështirë dhe të palakmueshme, sepse me vetë faktin që është radhitur në përkrahjen e Rusisë dhe nuk i ka vendosur asaj sanksione, dhe tani si e radhitur pranë Rusisë, e ka vështirë të vendosë dhe të shkëputet nga ajo politikë e ndikimit rus. Kjo është arsyeja pse Serbia është në një situatë alarmuese sa i përket çështjes të sigurisë, sepse kësaj situate i kontribuan marrëdhëniet acaruese që ekzistojnë mes Serbisë dhe Kosovës, që ajo tani i duhet të merret seriozisht për zgjedhjen e kësaj situate konfliktuoze, që ekziston që nga çlirimi e deri më tani.

Nuk është i pa rëndësishëm dhe për të q ju kushtuar vëmendje serioze , deklarimi i ekspertit britanez të sigurisë Daniel Smith se Serbia ngadalë dhe kujdesshëm po e përgatit “recetën ruse” për t’i paraqitur serbët në Kosovë si të rrezikuar dhe për të ndërmarr veprime sulmi kinse në mbrojtje të komunitetit serb. Ai thotë se në raport me Kosovën, gjithnjë e më shumë po shohim një narrativë serbe të përshtatur sipas ‘recetës ruse’, ku minoriteti serb që jeton në Kosovë paraqitet si ‘popullatë e rrezikuar’ ose duke përsëritur nevojën për ‘mbrojtje’. Kështu edhe Rusia pretendon se po bën të njëjtën gjë me popullsinë rusisht-folëse në Ukrainën lindore, model që pretendon ta merr Serbia. Sipas tij, politika e ashtuquajtur neutrale e Vuçiq-it është akoma më pro-ruse se çdo gjë tjetër, sepse me politikën e tij pro-ruse, Vuçiq vazhdimisht u shërbeu interesave të Rusisë në Ballkan dhe jo atyre të shtetit të vetë. Pra në shumë raste, ai u shërbeu më shumë interesave të Rusisë sesa dhe popullit serb. Politika e tij e ashtuquajtur neutrale është më pro-ruse se çdo gjë tjetër. Prandaj nuk mund ta quajmë ndryshe presidentin e një vendi kandidat për në BE, Vuçiq-in, veçse një ‘idiot i dobishëm” që lejon veten të shfrytëzohet nga një diktator dhe kriminel lufte si Vladimir Putin-i. Këta që të të dy kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Sidoqoftë eksperti britanez i sigurisë Daniel Smith shprehet se pengimi i ardhjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi nga vendet fqinje ka ruajtur dinjitetin e popullit serb e që nuk është ruajtur nga vetë shteti i tyre. Ai shton se anulimi i kësaj vizite është një sinjal i mirë për rajonin. “Anulimi i vizitës së Lavrov-it është një sinjal i mirë për rajonin, në radhë të parë për shkak se mohuesi i krimeve të luftës në Ukrainë, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, është penguar të rrisë më tej tensionet duke vizituar Beogradin. Së dyti, bllokimi i hapësirës ajrore, për fluturimin e Lavrov-it, dëshmon rëndësinë e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO për sigurinë e tyre dhe të rajonit në përgjithësi”, shprehet Smith.

Sidoqoftë rreziku për skenarin “recetën ruse” me të cilën mundë të ndërhyj Serbia në Kosovë dhe ta destabilizon Ballkanin nuk ka kaluar pasi që sipas tij, gatishmëria e liderëve serbë për të pritur Lavrov-in në një kohë kur liderët evropianë dhe botërorë po presin liderët ukrainas është një provë shtesë se Serbia po mbështet në mënyrë aktive Rusinë. Për këtë arsye ai thotë se është koha që BE-ja të shqyrtojë seriozisht statusin e Serbisë si vend kandidat. Eksperti britanik pohon se me anë të propagandës dhe Kishës Ortodokse, Kremlini po përpiqet të rrisë tensionet ndëretnike në rajon. “Duke e përhapur propagandën dhe narrativa pro-ruse, Kremlini po përpiqet të rrisë tensionet ndëretnike në Ballkan dhe veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë. Me këtë, Rusia po përfiton nga ngritja e nacionalizmit serb dhe përkrahjes nga Kisha Ortodokse Serbe. Gjithashtu, disa kërkime nga medie dhe institute në Ballkan kanë treguar raste të ndërhyrjeve të inteligjencës ruse në cenimin e sigurisë kombëtare të vendeve ballkanike”, pohon ai.

Në fund, Smith thotë se fjalimi i ambasadorit rus në Kuvendin e Republika Serbe ishte një mesazh i keq për sigurinë e Ballkanit dhe se Igor Kalabuhov duhet të shpallet persona nongrata dhe të dëbohet nga vendi. Kjo situatë politike e krijuar në regjion mbas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, tani donë një aktivitet më të përpiktë dhe distancim të shteteve demokratike ndaj Rusisë, e duke e përkrahur Ukrainën, sepse me këto veprime dhe përkrahje nga ana e shteteve demokratike ndaj Ukrainës, edhe Serbisë tani si ka mbetur kohë që duhet të vendose për radhitjen e sajë njëherë e përgjithmonë me shtetet tjera demokratike, e nëse vepron në të kundërtën dhe i bashkëngjitet Rusisë, atëherë NATO duhet që tua hap dyert atyre shteteve që ende nuk janë anëtare të NATO-se, dhe të përfshihen në këtë aleancë, kështu që tani Rusia të vendosë se a donë ta zgjeroj luftën si luftë të tretë botërore, apo edhe asaj do i vjen fundi dhe me veprimet e fundit ndaj Ukrainës, dhe me mësimin e gabuar të nxjerr nga kjo luftë, do të vjen deri te shkatërrimi i Rusisë, si forcë botërore që ishte deri tani, sepse gabimet trashanike që i ka ndërmarr ndaj Ukrainës, ia premtojnë një shkatërrim të Rusisë në përgjithësi, prandaj Serbia sa më parë ta kuptoj situatën e krijuar tani, dhe nëse merr vendimin e zgjedhjes së konfliktit sikur me Kosovën për njohjen reciproke të pavarësisë së sajë, dhe zgjedhjen e konfliktit me Bosnjën, atëherë mund të llogaritet se edhe ajo si shtetet tjera do të përfshihet në shtetet e BE-së, dhe me këtë do të zgjidhen të gjitha ato mosmarrëveshje dhe konflikte me shtetet që kishte luftuar me to, dhe me këtë pajtim të regjionit edhe përparimi i të gjitha shteteve të Ballkanit do ti kontribuon rehatisë dhe zhvillimit të shteteve në fjalë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".