Rama e Abazoviq te Zelensky, Kovacevski merr pjesë në takim virtualisht
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kreun e qeverisë së Mali të Zi, Dritan Abazoviq, kanë udhëtuar drejt Ukrainës. Ata sot janë takuar me presidentin Volodymyr Zelensky derisa paraprakisht kishin vizituar disa qytete të dëmtuara nga lufta
Lidhur me takimin ka njoftuar edhe vet presidenti ukrainas, duke thënë se partnerët ndërkombëtarë po vazhdojnë të shkojnë në Ukrainë dhe se vizita e Ramës dhe Abazoviqit është shumë e rëndësishme për popullin e Ukrainës.
Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë”, ka shkruar Zelensky.
Ndërkohë në videon e publikuar në faqen e tij zyrtare, shihet që përmes një videoje në takim iu është adresuar edhe kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.
(Kosova Sot Online)
