Edi Rama ia thotë në sy Zelenskyt: Nuk e keni njohur ende Kosovën, ajo e mbështetë Ukrainën

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 20:20
Edi Rama ia thotë në sy Zelenskyt: Nuk e keni njohur ende Kosovën, ajo e mbështetë Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në kryeqytetin ukrainas Kiev i shoqëruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Të dy patën takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një konferencë të përbashkët për media, Rama përmendi edhe Kosovën.

Ai tha se përveç 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë rreshtuar krah Ukrainës, është edhe një vend, Kosova të cilën nuk e ka njohur Ukraina.

Kryeministri shqiptar tha se Kosova po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shtete tjera me sanksione kundër Rusisë, anipse Ukraina nuk e ka njohur.

(Kosova Sot Online)