Policia e Kosovës arreston dhunshëm aktivistët e PSD’së

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 18:19
Policia e Kosovës arreston dhunshëm  aktivistët e PSD’së

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Dardan Molliqaj së bashku me disa aktivistë të tjerë të PSD-së.

Molliqaj u arrestua pasi ndaj tij ishte një urdhërarrest nga gjykata, ndërsa Krasniqi e Hyseni u prangosën si pasojë e pengimit të arrestimit të kryetarit të tyre

Në këto foto, shihet se Policia ka arrestuar dhunshëm anëtarët e PSD-së që sot i ishin bashkuar protestës së thirrur nga OVL e UÇK-së.

Lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve të PSD-së, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhej se arrestimi ishte “konform rregullave”.

Image
Image

(Kosova Sot Online)