Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht një burrë dhe i vodhi para, arrestohet gruaja në Fushë Kosovë

  • E. /
  • 17 June 2022 - 09:53
Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht një burrë dhe i vodhi para, arrestohet gruaja në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Fushë Kosovë. Ajo dyshohet për ngacmim seksual ndaj një burri dhe se i ka vjedhur para.

E njëjta është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 16.06.2022 – 15:43. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. E dyshuara poashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës. Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)