Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me katër paga vjetore në katër vende të punës dhe një bursë ndërkombëtare

  • E.K /
  • 17 June 2022 - 13:48
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me katër paga vjetore në katër vende të punës dhe një bursë ndërkombëtare

-Agjencia për Korrupsion ka bërë publike deklarimet e pasurisë së zyrtarëve që paguhen nga buxheti i shtetit. Njëri ndër zyrtarët është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Tek pronat e paluajtshme, del se Abdixhiku posedon Shtëpi 200,000.00 euro, po ashtu një shtëpi tjetër me vlerë prej 150,000.00 euro dhe një tokë pune në vlerë prej 90,000.00. Abdixhiku posedon edhe veturë të tipit  Mercedes të cilën e ka blerë me kredi në vitin 2019 që kapë vlerën prej 25,000.00 eurove.

Kryetari i LDK-së posedon në bankë 44 mijë e 968 së bashku me bashkëshorten e tij. Abdixhiku ka deklaruar të hyrja vjetore nga paga që merr në Kuvendin e Kosovës ,  pagë  nga Kolegji  AAB,  nga Kolegji Riinvest dhe një pagë tjetër nga  “Monten” SHPK. Një bursë vjetore 6.100 euro e merr nga  Cerge-El i Prages.

(Kosova Sot Online)