“Xixat mes Kryeministrave”, Rama: Ishte një qen që lehte, u ndal, të fala qenit

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 11:50
“Xixat mes Kryeministrave”, Rama: Ishte një qen që lehte, u ndal, të fala qenit

Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, nuk la pa iu përgjigjur spekulimeve se raportet mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti janë shumë të krisura.

Në mbledhjen e dy qeverise, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Rama nisi fjalimin e tij, duke përshkruar kiminë që ai thotë se e ka me Kurtin. Edhe në mbyllje të fjalës së tij, me disa figura, Rama po vendosi të fliste edhe njëherë për raportet e tij me Kryeministrin e Kosovës.

“Ishte një qen aty që lenhte përpara se të fillonin hymnet. Mirëpo, pas këndimit të himneve, edhe qeni nuk lehu më, çka, mbase, jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa vazhdimisht mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu”, tha Rama, duke vazhduar mohuar se ka krisje në raportet e tij me Kurtin.

“Nuk ka të tilla, sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështjet për të cilat nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh. Kështu që, me të falat përkatëse për qenin, unë e konsideroj të hapur këtë zgjedhje”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)