Abdixhiku kafen e mëngjesit e pinë me Ramën

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 12:51
Abdixhiku kafen e mëngjesit e pinë me Ramën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë mëngjes është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur cdo temë.

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, në këto momente është duke u mbajtur mbledhja e dy qeverive.

(Kosova Sot Online)