Armend Zemaj pyet Qeverinë: Si mund të krenoheni me rritjen e të hyrave kur kjo po rezulton prej rritjes së çmimeve

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 12:00
Armend Zemaj pyet Qeverinë: Si mund të krenoheni me rritjen e të hyrave kur kjo po rezulton prej rritjes së çmimeve

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë seancës së Kuvendit e ka pyetur Qeverinë sesi mund të krenohen me rritjen e të hyrave kur kjo është duke u reflektuar nga rritja e çmimeve.

“Nuk ka rritje të investimeve të huaj, gjitha të hyrat janë prej inflacionit që rrjedhimisht ka rritur edhe taksat”, ka thënë Zemaj.

Ai i ka propozuar Qeverisë së të zvogëlojë normën e tatimit për naftën dhe produktet ushqimore për tre muaj.

“Nëse Qeveria nuk zotohet që do të ndërmarrë veprime atëherë ne do të votojmë tërheqjen e mjeteve të Trustit, që në kushte normale nuk do ta bënim”, ka vazhduar Zemaj.

Sipas tij Qeveria e 51 përqindëshit do të mbahet mend për “paaftësi” nëse nuk ndërmerr masa. 

(Kosova Sot Online)