'Kom me vra nëse mbesin fëmijët e motrës jetim', një grua nga Pokleku i Drenasit kërcënon dhëndrin në Gjermani

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 12:36
'Kom me vra nëse mbesin fëmijët e motrës jetim', një grua nga Pokleku i Drenasit kërcënon dhëndrin në Gjermani

Nuk janë të rralla rastet në Kosovë kur anëtarët e familjes së gjerë përfshihen në konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes një çifti. E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Poklek të komunës së Drenasit, ku një grua ka kërcënuar me jetë dhëndrin, saktësisht bashkëshortin e motrës.

Rastin në Polici e ka denoncuar një familjar i dhëndrit të të dyshuarës, pasi kjo e fundit e kishte telefonuar duke thënë se ‘A…. kom me vra nëse fëmijët e motrës mbesin jetim”.

Mësohet se e gjitha ngatërresa lidhet me telashet martesore mes çiftit, për çka edhe kanë vendosur që të ndahen dhe janë në proces gjyqësor për shkurorëzim.

Njësitet policore kanë ftuar të dyshuarën që të paraqitet në stacion për intervistim, por që ajo pasi shkoi atje ka refuzuar që të japë deklaratë me shkrim lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, asaj i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

(Kosova Sot Online)