Ramën e pyesin në Bruksel se a do t’i bashkohet Kosova “Ballkanit të Hapur”

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 09:52
Ramën e pyesin në Bruksel se a do t’i bashkohet Kosova “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur edhe në Bruksel për mundësinë e përfshirjes së Kosovës në nismën rajonale të “Ballkanit të Hapur”.

Rama ka shprehur jo pak neveri ndaj Bullgarisë dhe gjithë Bashkimit Europian në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Përpara samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, ai foli edhe për “Ballkanin e Hapur”.

“Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë”, tha Rama, duke shtuar se “Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë në situatë”.

Një gazetare e pyeti se a do t’i bashkohet Kosova kësaj iniciative.

Pasi i kërkoi ta përsërisë pyetjen, Rama u përgjigj: “Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë”.

(Kosova Sot Online)