Miratohet Projektligji për Këshillin Prokurorial

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 11:52
Miratohet Projektligji për Këshillin Prokurorial

Deputetët e Kosovës e kanë miratuar edhe në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

61 deputetë kanë marrë pjesë në votim: 60 kanë votuar “për” dhe një deputet ka abstenuar.

Rreth Projektligjit për KPK-në, disa muaj më parë Ministria e Drejtësisë ka kërkuar një opinion ligjor nga Komisioni i Venecias.

Bazuar në dy rekomandime të Komisionit, Ministria e Drejtësisë e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës rreth disa javë më parë versionin final të Projektligjit për KPK-në.

Ministrja Haxhiu kishte deklaruar se Projektligji për KPK-në ishte një nga më të rëndësishmit të iniciuar nga Ministria e Drejtësisë.

Projektligji është miratuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës muajin e kaluar.

(Kosova Sot Online)