Shkëlzen Gashi pas marrëveshjes me Serbinë: Besimi në Kurtin mu ka lëkundur

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 21:44
Shkëlzen Gashi pas marrëveshjes me Serbinë: Besimi në Kurtin mu ka lëkundur

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se besimi i tij në Qeverinë Kurti është lëkundur pas marrëveshjes së fundit për udhërrëfyesin për energjinë elektrike në katër komuna në veri të Kosovës.

Gashi thotë se ka mëndur që Kurti nuk do të lëshojë pe ndaj Serbisë dhe se kishte vënë bast që nuk do të lejohej mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Por ai  shton se kjo marrëveshja e fundit mund të krijojë probleme tjera në të ardhmen.

“Kam qenë i bindur se ky në këtë pikë me Serbinë nuk lëshon pe. E pata ditë që referendumi nuk lejohet të mbahet dhe se zgjedhjet serbe nuk lejohen. Por besimi mu lëkund këtu. Ky i dha leje një kompanie serbe që të veprojë në Kosovë. Është indikacion. Edhe në fusha tjera mund të futet kjo. Mundet mu bo me telekomin. Mundet me polici. Me gjykata. Mundet të shkojë një gjykatë e Apelit atje pasi themelorja është. Serbët e kanë parë që ka zbrazëtira në Pakon e Ahtisaarit”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)