Objekti i bashkësisë lokale në Shkabaj bëhet shkrumb e hi

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 09:47
Objekti i bashkësisë lokale në Shkabaj bëhet shkrumb e hi

Objekti i bashkësisë lokale të fshatit Shkabaj është përfshirë mbrëmë nga flakët.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:50.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

“Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në objekt, nuk raportohet për të lënduar” thuhet në njoftimin e policisë.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë të ditura.

(Kosova Sot Online)