Sulmohet një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 10:36
Sulmohet një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Është sulmuar një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, me ç’rast është arrestuar i dyshuari.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur derisa mjeku ka qenë në orar të punës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar mjek në klinikën e lartcekur deri sa ai ka qenë në orar te punës”, thuhet në raport.

Tutje, policia bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)