ITALI/ Kërcënoi pronarin e dyqanit me thikë dhe i theu xhamat, shqiptari gjendet i vdekur në makinë

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 16:40
ITALI/ Kërcënoi pronarin e dyqanit me thikë dhe i theu xhamat, shqiptari gjendet i vdekur në makinë

Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodjan Zoga ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e një dyqani në Itali.

Sipas medieve italiane, ai kërcënoi me thikë një zejtar, i theu xhamin e dyqanit të tij, u plagos rëndë dhe u largua.

Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Leçes.

Klodjan Zoga ishte me banim në Poggiardo dhe punonte murator.

Trupi i tij u gjet pranë Parco dei Guerrieri në Poggiardo, disa kilometra larg dyqanit të vendosur në Cocumola, një fshat i Minervino.

Sipas policisë, shqiptari mëngjesin e djeshëm shkoi i armatosur me thikë në Cocumola, duke kërcënuar pronarin e dyqanit me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje në të shkuarën.

Pas kërcënimeve, ai dëmtoi një xham por u plagos dhe u largua me makinën e tij.

Karabinierët u lajmëruan nga shoferët kalimtarë.

(Kosova Sot Online)