“BIK-u po ndikohet nga Turqia”, “Katolikët prej kujt po ndikohen”, debat mes Hysenit dhe Avdiut

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 21:21
“BIK-u po ndikohet nga Turqia”, “Katolikët prej kujt po ndikohen”, debat mes Hysenit dhe Avdiut

Aktivistja Zana Avdiu dhe anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, kanë debatuar  lidhur me vlerat konservatore në Kosovë.

Të dy janë pajtuar se e drejta e shamisë është e drejtë universale, por Hyseni ka shtuar se Turqia po ka ndikim të shtuar në shqiptari, e për këtë nuk është pajtuar Avdiu.

“Trupi im, zgjedhja ime duhet të vlejë edhe për shamiat. Problemi është se në emër të drejtave të njeriut përkrahen të drejta të grupeve partikulare. Jam plotësisht dakord me ata që thonë se të gjithë kanë të drejta të vishen si donë deri në një pikë të caktuar. Është e drejtë universale. Ndërkohë dua të them se rritja e ndjenjave konservatore këtu është dhe vjen nga Turqia. Kjo për shkak të rritjes së ndikimit të Turqisë në botë. Në Kosovë ajo ndikon përmes BIK-ut”, tha Hyseni.

“E të drejtat e katolikëve prej kujt po ndikohen. Nuk po kanë faj kur por reagojnë. Këso konservatorizmi nuk ka as në Turqi. A e njeh atë shtet. Po flet për 90 milionë njerëz. Po flet për 90 milionë njerëz sikur për 5 njerëz aty”, i reagoi Avdiu.

Hyseni i reagoi përsëri duke e pyetur Avdiun nëse Turqia është shtet më i mbyllur me Erdoganin.

“A është shoqëri më e mbyllur me Erdoganin Turqia?”

“Nuk është”, ia ktheu Avdiu.

Pastaj Hyseni shtoi se dëshiroi të qartësohet për deklaratën e tij duke shtuar se nuk i pengon askush me shami, por standardet e dyfishta.

“Nuk më pengon askush që e vendosë shaminë. këtë e thashë. Por më pengon kur thonë pastaj se komuntiteti LGBT nuk ka të drejtë martese”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)