Xhevdet Bajra varroset të enjten

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 20:42
Xhevdet Bajra varroset të enjten

Komuna e Rahovecit ka njoftuar sot, se varrimi i poetit Xhevdet Bajra, i cili vdiq në javën e kaluar, do të bëhet të enjten e 30 qershorit.

Përpara ceremonisë së varrimit në ora 14:00, komuna ka organizuar homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zybera” në orën 14:00 dhe mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në orën 15:00.

Ndërkaq, pas varrimit në kafenenë “Hardhia” do të mbahet një orë poetike me krijimtarinë letrarë të poetit Xhevdet Bajraj.