Lexoni edhe:
Kurti i “rregulloi” disa çështje me Serbinë, Vuçiqi i jep “fund” dialogut duke kërcënuar: Mendo tri herë
Sipas ministrit të Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin, është “duke u provokuar” konflikt nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Deklarata e Vulinit erdhi pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për reciprocitet me targa.
E ka dhënë afat se nëse nuk zbatohet marrëveshja për targat deri më 30 shtator, atëherë makinat do të konfiskohen.
Në bazë të Vulinit respektimi i ligjit “është provokim”, e për këtë nuk e lë fajtor vetëm Kosovën, por edhe vendet e Quintit, raporton Tanjug.
“Serbia do të vazhdojë të luftojë për paqen, por e gjithë përgjegjësia për provokimin e konfliktit është e Kurtit dhe Quintit”, ka thënë Vulin.
(Kosova Sot Online)