Ngritja e çmimeve, deklarohet Kurti

  • G.G /
  • 30 June 2022 - 12:25
Ngritja e çmimeve, deklarohet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se shtrenjtimi i çmimeve është i importuar.

“Në këtë situatë Ne si Qeveri s’kemi kontrolle”, ka thënë Kurti referuar “zhinxhirit të tregjeve ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se si si ekzekutiv janë përpjekur që të parandalojnë presionet inflacionare të brendshme.

Ka përmendur ndarjen e 100 milionë eurove për furnizim me energji elektrike, në kohën kur kishte reduktime të ashpra.

Po ashtu, ka thënë se kanë mbështetur shumë kategori që kanë nevojë, duke përmendur edhe pensionistët.

“Shumë nga kategoritë që i kemi ndihmuar për herë të parë e kanë dëgjuar dorën e shtetit”, ka deklaruar Kurti.

Ai i ka përmendur edhe tregtarët spekulantë. 
“E kemi pasur rastin me vajin, ku kishte një fushatë për ngritje të çmimit”, ka deklaruar Kurti.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë ku po debatohet për shtrenjtimin e çmimeve. 

(Kosova Sot Online)