Kurti lë të kuptohet se mund të takohet me Vuçiqin këtë muaj

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 11:29
Kurti lë të kuptohet se mund të takohet me Vuçiqin këtë muaj

Kryeministri Albin Kurti thotë se mund të ketë takim me presidentin Vuçiq në muajin korrik, nëse Brukseli sipas tij do të mund të përgatitet.

Kurti tha se deklaratat e Vuçiqit pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat, mund ta kenë trembur pak dikë në Bruksel.

“Unë e di qe ekziston një plan për takime edhe të kryenegociatorëve ndoshta edhe më shumë se aq, vetëm ta shohim se si dhe sa do të mund të përgatiten në Bruksel. Jemi të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, të qëndrueshme dhe njohje reciproke në qendër. Por problemi mbase qëndron tek paralajmërimet nga Beogradi se ata mund te dalin nga dialogu. Mendoj se po bëjnë gabim dhe kjo mund ta ketë trembur pak dikë në Bruksel”, tha ai.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, këtë javë ka qëndruar në Kosovë e Serbi me synimin që ta aranzhojë një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit.

(Kosova Sot Online)