Shkatërrohet banda e drogës në Itali, 9 të arrestuar, mes tyre bossi shqiptar me 6 llogari bankare dhe 5 prona

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 19:35
Shkatërrohet banda e drogës në Itali, 9 të arrestuar, mes tyre bossi shqiptar me 6 llogari bankare dhe 5 prona

Policia italiane në provincën e Ankonës ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare, e cila ishte një nga furnizueset kryesore të kësaj zone me lëndë narkotike.

Pas hetimeve janar-shtator 2021 u bë i mundur arrestimi i 9 personave, nga këta 5 italianë dhe 4 shqiptarë me banim në provincat e Ankona, Pesaro Urbino, Firence dhe Pescara.

Akuzat kanë të bëjnë me posedimin he shitjen e marijuanës dhe hashashit dhe mund të përmblidhen si më poshtë:

– transferimi i rreth 11 kg marijuanë që u bë në Camerata Picena më 9 janar 2021;

– shitja e rreth 31 kg marijuanë e ndodhur në Camaiore (LU) më 9 shkurt 2021;

– shitja e rreth 3.5 kg marijuanë e ndodhur në Senigallia më 26 shkurt 2021;

– shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Torino më 1 mars 2021;

– Shitja e 10 gramëve marijuanë e ndodhur në Mondolfo më 4 prill 2021;

– shitja e 42 kg marijuanë e ndodhur në Pescara më 21 prill 2021;

– shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Senigallia më 9 maj 2021;

– shitja e 22 kg marijuanë e ndodhur në provincën e Ankonës më 18 qershor 2021;

– shitja e 100 gram hashash e cila u zhvillua në Senigallia më 19 qershor 2021.

Droga ishte e destinuar për në Rivierën Marche nga San Benedetto del Tronto në Pesar.

Një 27-vjeçar shqiptar është lënë në burg.

“Duke pasur parasysh disproporcionin mes të ardhurave të deklaruara dhe pasurisë së zotëruar, iu sekuestrua  për konfiskim të mëvonshëm: një furgon; një; 6 llogari rrjedhëse; 5 prona në Mondolfo; 4 orë Rolex”, thuhet në njoftimin e policisë italiane.

Në vazhdën e hetimeve u sekuestruan 2.9 kg kokainë, 57.5 kg marijuanë, 3.5 kg. hashash, 1255 bimë kanabis, një pistoletë klandestine ëalther, cal 6.35 me 7 gëzhoja dhe rreth 124.000 euro.

(Kosova Sot Online)