Nënës vegane i vdes fëmija nga kequshqyerja, shpallet fajtore

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 14:19
Nënës vegane i vdes fëmija nga kequshqyerja, shpallet fajtore

Një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e djalit të saj 18-muajsh, i cili peshonte vetëm 7,7 kg kur vdiq, në vitin 2019.

39-vjeçarja Sheila O’Leary e ushqente fëmijën e saj vetëm me fruta, perime dhe qumësht gjiri. Ajo tashmë pret në 25 korrik dënimin, duke rrezikuar edhe burgimin e përjetshëm, pasi djali vdiq nga kequshqyerja.

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj do të dalë përpara gjyqit dhe me shumë mundësi do të dënohet. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, 5 dhe 3 vjeç, edhe ata të kequshqyer./A2/

(Kosova Sot Online)